Lajme
“Pse u ngutët me kallëzimin penal ndaj Martin Berishajt”| Si e kishte marrë në pyetje Sveçla ish-shefin e task forcës anti-korrupsion
Demokracia
10:01 | 16 Korrik 2023

Share:

Para shkarkimit, Shemsi Haziri, ish-shefi i task forcës anti-korrupsion kishte pasur një takim me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Pas heshtjes së gjatë të krerëve të institucioneve, të cilët kanë injoruar letrën e Shemsi Hazirit, më në fund, kishte ardhur një reagim nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla. Ky i fundit, kishte thirrur në një takim maratonik nga disa zyrtarë nga drejtoria e hetimeve si dhe shefin e Task Forcës, Shemsi Hazirin. Takimi ishte mbajtur në Blinajë më 3 mars 2023 dhe kishte zgjatur 12 orë.

Burime të “Betimit për Drejtësi” brenda këtij takimit kanë konfirmuar se ministri Sveçla, i kishte thënë Shemsi Hazirit se pse e ka ngritur me shpejtësi kallëzimin penal kundër Martin Berishajt.

Haziri i ka thanë se ky rast ka qenë i argumentuar me prova për shmangie nga tatimi. Tutje, Sveçla i ka thënë atij se nëse kanë prova se “edhe kjo qeveri është e korruptuar, le të ngrisin raste edhe ndaj tyre”.

Haziri ju ka përgjigjur se PO, janë duke i hetuar edhe disa raste të kësaj qeverie, por nuk i ka përmendur emra.

Të ngjashme