Lajme
Pse u arrestua burri i Nancy Pelosi-t?
Demokracia
17:04 | 30 Maj 2022

Share:

Paul Pelosi 82 vjeç është arrestuar. Dyshohet se ka ngarë makinën nën ndikimin e alkoolit. Arrestimi i tij është bërë të shtunën në mbrëmje dhe është liruar me kusht ditën e djeshme. Si garanci familja ka paguar 5 mijë dollarë dhe do hetohet në gjendje të lirë.

Testi i alkoolit për Paul rezultoi mbi normën e lejuar.

Nancy Pelosi, në krye të Dhomës së Kryetarëve, nuk ka dhënë asnjë deklaratë deri tani. Burime pranë saj kanë thënë se kjo është diçka private dhe të tillë dëshiron ta mbajë.

Paul dhe Nancy janë bashkë që në 1963-shin dhe kanë sjellë në jetë katër fëmijë.

Të ngjashme