ShowBiz
Pse të gjithë janë të fiksuar pas familjes mbretërore britanike
Demokracia
17:11 | 09 Maj 2023

Share:

Familja mbretërore britanike ka qenë prej kohësh një burim magjepsjeje për amerikanët dhe jo vetëm.

Ata mbulojnë kopertinat e tabloideve dhe tërheqin klikime. Zgjedhjet e Meghan Markle janë në dukje ushqim i pafund i blogjeve të modës dhe thashethemeve.

Dhe pastaj, sigurisht, ka ngjarje të mëdha. Gati 23 milionë shikues amerikanë ndoqën mbulimin e dasmës së Princit William dhe Kate Middleton në 2011. Rreth 33.2 milionë njerëz në SHBA ndoqën funeralin e Princeshës Diana në vitin 1997 dhe rreth 17 milionë u sintonizuan për të parë martesën e saj në 1981 me Princin Charles.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet se populli amerikan është mjaft i dashur për familjen mbretërore,” tha presidenti i atëhershëm Barack Obama gjatë një takimi në Zyrën Ovale të vitit 2015 me Princin Charles. “Ata i pëlqejnë shumë më shumë sesa politikanët e tyre.”

Interesi shtrihet deri në Mbretëreshën Elizabeth. Sezoni i dytë, episodi i parë i “The Crown” të Netflix tërhoqi tre milionë shikues në SHBA, sipas Nielsen.

Por pse janë kaq të magjepsur me monarkët britanikë dhe të afërmit e tyre? Psikologë dhe ekspertë të familjes mbretërore sqarojnë:

Një magjepsje që nga fëmijëria

Shpjegimi i parë mund të duket mjaft i qartë, por është kuptimplotë: “Ne jemi të magjepsur dhe të fiksuar pas përrallave. Ato kanë qenë pjesë e strukturës së shoqërisë sonë që nga fëmijëria. Na ndihmojnë të shpëtojmë nga e përditshmja.

Statusi, pasuria dhe fuqia janë joshëse. Është ana tjetër e mesatares, e paarritshmes ajo që është intriguese. Njerëzit gjithashtu duan një histori të rreme. Njerëzit e duan pasurinë, shpëtimin. Kaq shumë histori fëmijësh përfshijnë princesha, mbretër.

Arratisja

Aspekti sipërfaqësor romantik i arratisjes është shpesh arsyeja e parë që njerëzit kanë interes për familjen mbretërore britanike.

Njerëzit të stresuar nga cikli i lajmeve të politikës, gjejnë kënaqësi tek historitë mbretërore.

Pastaj shikimi i çifteve të lumtura, fëmijëve të vegjël janë gjithmonë të këndshme.

Historia si dëshmitare

“Mbretërorët prekin diçka më parësore. Nevoja jonë për identitet na motivon të eksplorojmë të kaluarën tonë. Ata na lidhin me historinë dhe traditën në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të prekshme,” tha për HuffPost Jeff Rudski, një profesor i asociuar i psikologjisë në Kolegjin Muhlenberg në Pensilvani. “Historikisht, ata ishin kontribuuesit kryesorë në ngjarjet botërore.

“Për shumë njerëz, të menduarit për Mbretëreshën Elizabeth, edhe sot që s’jeton, është një mënyrë e të menduarit për shekujt 20 dhe 21 të Britanisë, sepse ajo ka qenë në krye të qeverisë nga të mirat dhe të këqijat,” tha ajo.

Lidhja njerëzore

Këta janë njerëz që nuk e kanë zgjedhur këtë jetë për vete. Me përjashtim të atyre që martohen në familje, ata që kanë lindur në të përfitojnë më së miri nga disa rrethana, por edhe vijnë në disa të tjera të vështira.

Si Princi Uilliam dhe Harry kanë qenë kaq të prekshëm duke folur për vdekjen e nënës së tyre dhe duke qenë shumë zbulues për sa i përket mënyrës se si ndihen emocionalisht. Kjo është shumë e padëgjuar në gjeneratat e mëparshme. Kjo i bën ata më të dashur, më të arritshëm.

Fuqia e vajzave

Ekziston një dimension më feminist, një aspekt i grave në histori. Familja mbretërore për shekuj i ka lejuar gratë të luajnë një rol të spikatur në sytë e publikut. Gratë në familjen mbretërore kanë bërë histori në mënyra që janë të padiskutueshme. Ajo i sjell gratë në qendër të vëmendjes së publikut – jo domosdoshmërisht si argëtuese, megjithëse Meghan Markle sigurisht që e turbullon këtë linjë – por për rolin e tyre në shtet.

Një “Truman Show” në jetën reale

Familja mbretërore është një nga shfaqjet më të gjata të realitetit televiziv në histori, dhe është pjesë e historisë sonë, pasi ne kemi ndjekur disa nga personazhet gjatë gjithë jetës sonë.

Ndihemi sikur i njohim ata. Jetët e tyre kanë qenë të hapura, të bukura, triumfuese dhe në të njëjtën kohë të papërpunuara dhe tragjike – duke parë Princeshën Diana, duke parë Princin William dhe Harry të rriten në sytë e publikut nga fëmijë, në burra, të aftë dhe të pashëm.

Të ngjashme