Disa media të huaja dhanë lajmin këtë javë se Mira Murati po mbledh rreth 2 miliardë dollarë për startup-in e saj të AI, Thinking Machines Lab.
Kjo kompani është vetëm disa muaj e vjetër, dhe punëson vetëm një pjesë të vogël të njerëzve.
Ajo madje nuk ka ende produkte.
Pra, pse investitorët do të investonin kaq shumë para dhe do ta vlerësonin një ndërmarrje kaq të re në rreth 10 miliardë dollarë?
Për këtë, një shkrim i publikuar në Business Insider, ka sjellë një shpjegim interesant, përcjell Telegrafi.
Ai bazohet në mënyrën se si funksionon kapitali sipërmarrës në epokën e AI gjeneruese dhe Big Tech.
Sipas shkrimit, ky është një opsion shumë i shtrenjtë për startup-in e Mira-s që funksionon në mënyrë spektakolare.