Lajme
Pse Samiti i Tiranës ishte në përmbajtje optimist
Demokracia
22:59 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Në një analizë, Ditmir Bushati, shkruan në përmbyllje të Samitit të Tiranës se si zgjedhja e Shqipërisë dhe deklarata e Samitit ishin një hap shumë pozitiv.

Pse Samiti i Tiranës ishte në përmbajtje optimist

Postimi në i plotë:

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vite që presin për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Zhvillimi i të parit Samit BE – Ballkan Perëndimor në Tiranë duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë me pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.

Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës, nuk është çështje e rendit alfabetik e as rastësi, por tregues i besimit të palëkundur të partnerëve tanë, për shkak të qëndrimeve të linjëzuara që vendi ynë ka mbajtur në vazhdimësi, si pjesë e familjes euroatlantike.

Përmbajtja e Deklaratës së Samitit të Tiranës, në dallim nga ato të Sofies, Zagrebit dhe Brdos është një hap përpara, pasi, jo vetëm rikonfirmon angazhimin e plotë të BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, por edhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit, bazuar në reformat e besueshme, kushtëzimin e ndershëm e rigoroz dhe meritën individuale, si një proces me interes të ndërsjellë për rajonin dhe BE-në.

Është koha që të punohet për zbutjen e hendekut zhvillimor mes rajonit tonë dhe BE-së, fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, në mënyrë që anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor më në fund të bëhet realitet!

 

Të ngjashme