ShowBiz
Pse Rita Ora shpërthen në lot në “The Voice” në Australi?
Demokracia
18:42 | 17 Gusht 2021

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka nisur të qajë në “The Voice” të Australisë, kur ka folur për legjendën Tina Turner.

Ajo ka treguar se këngëtarja për të ka qenë inspirim në kohën kur përballej me vështirësi gjatë rritjes në Angli pasi “nuk ngjante me vajzat tjera”.

Pas performancës së Rebecca O’Connorit, që ngjante me Turnerin, kandidatja në “The Voice of Australia” tregoi se është rritur si e vetmja vajzë me ngjyrë në një fshat dhe se është inspiruar nga Tina Turner kur e kishte parë në televizor.

“Kam thënë ‘O Zot! Nënë, kjo ngjan shumë me mua’”, ka kujtuar Rebecca.

Pas fjalimit të shkurtër të konkurrentes, Rita nisi të tregonte rrëfimin e saj dhe u emocionua. Ajo ka kujtuar kohën se si prindërit e saj ishin larguar nga Kosova drejt Britanisë së Madhe kur ishte ende fëmijë.

“Kjo më prek shumë sepse kur unë po rritesha kam shkuar në Britani kur isha vetëm një vjeçe dhe sikur që the ti, nuk isha ajo vajza normale në lagjen time. Sapo dëgjova për Tinën, do të nis të qaj tani sepse për mua, ajo është idhulli im më i madh në botë për shumë arsye”, u shpreh mes lotëve artistja shqiptare

Të ngjashme