ShowBiz
Pse qeni i ish-it të Cassie lidhet me gjyqin për trafikim seksual ndaj P. Diddy?
Demokracia
20:00 | 22 Maj 2025

Share:

Reperi Kid Cudi, ish-i dashuri i Cassie-t, do të dëshmojë në gjyqin që po zhvillohet ndaj P. Diddy-t, por jo pa u ngritur më parë pyetje në gjykatë për qenushin e tij.

Kid Cudi, tani 41 vjeç, është thirrur për të dëshmuar mbi një grabitje të pretenduar në shtëpinë e tij në vitin 2011, që thuhet se është orkestruar nga P. Diddy. (Në atë periudhë, Cudi kishte një lidhje me Cassie-n, në një nga ndarjet e saj nga Diddy.)

Avokati i Diddy-t, kërkoi që Kid Cudi të mos përmendte ndonjë traumë që mund të ketë pësuar qeni i tij gjatë incidentit. Ai argumentoi se nuk donte që ndonjë “dashamirës kafshësh në juri” të ndikohej emocionalisht nga ky detaj.

Pse qeni i ish-it të Cassie lidhet me gjyqin për trafikim seksual ndaj

Gjyqtari megjithatë vendosi që Kid Cudi do të lejohet të përmendë ndikimin e menjëhershëm që ngjarja pati te kafsha, pa përmendur pasoja afatgjata të pretenduara.

Diddy u arrestua në shtator të 2024-ës me akuza për trafikim seksual, komplot mafioz dhe transport për qëllime prostitucioni. Ai ka mohuar të gjitha akuzat deri më tani.

“Jemi të zhgënjyer që është vendosur të ndiqet një proces që ne e konsiderojmë të padrejtë. Sean ‘Diddy’ Combs është një ikonë e muzikës, sipërmarrës i vetëkrijuar, baba i dashur dhe filantrop i provuar. Ai është një njeri jo i përsosur, por nuk është kriminel.”

Cassie, 38 vjeç, dëshmoi më herët gjatë muajit në gjyq, duke pretenduar se Diddy e kishte kërcënuar për të hedhur në erë makinën e Kid Cudi-t kur mësoi për lidhjen e tyre. (Cassie i kishte bërë këto akuza edhe në padinë e saj të vitit 2023.)

Pse qeni i ish-it të Cassie lidhet me gjyqin për trafikim seksual ndaj

Ajo shtoi:

“Shumë rrezik, shumë pasiguri për atë që mund të ndodhte nëse do të vazhdonim lidhjen,” tha Cassie, duke shpjeguar pse e përfundoi lidhjen me Cudi-n pas kërcënimeve të pretenduara.

Të ngjashme