Billie Eilish ka lëshuar një linjë të re të produkteve verore përfshirë, bikini, rroba banje, peshqirë etj, por edhe bluza me kapuç me mbishkrime minimaliste në to apo kostume sportive.
Sidoqoftë, kohët e fundit, këngëtarja po përballet me reagime të ashpra nga njerëzit që e ndjekin. Fansat janë ankuar se veshjet kushtojnë shumë dhe ata s’i përballojnë dot.
Që kur Billie Eilish u bë e famshme për herë të parë me ‘Ocean Eyes’ në 2015-ën, njerëzit u fiksuan me stilin e saj të veçantë: Ngjyra neon, veshje të gjera apo flokë jeshilë.
Për më tepër, Billie gjithashtu bashkëpunoi me Freak City në linjën e re të veshjeve të firmës.
Duke marrë parasysh këto, sigurisht që edhe linja e vetë këngëtares do të ishte e suksesshme, por njerëzit s’janë të kënaqur nga çmimet, transmeton Anabel. Bikini të thjeshta kushtojnë $70-$91, peshqirë plazhi $70-$91, një hoodie (bluzë me kapuç) $120, apo një T-shirt i thjeshtë, më shumë se $50.
Disa bënë meme dhe shaka të tjera, të tjerë pyetën “a ishte vërtet e nevojshme të kushtonin kaq shtrenjtë?” dhe të tjerë thanë thjesht “Faleminderit, por s’kemi kaq para”.