Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ka takuar liderët e partive të ndryshme. Megjithatë në postimin e saj ajo ka përmendur vetëm takimet me partitë shqiptare, por jo edhe ato me paritë maqedonase.
“Gjatë vizitës time zyrtare në Maqedoninë e Veriut, u takova me liderë të partive të ndryshme politike parlamentare. Duke filluar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, diskutuam për rolin që liderët shqiptarë kanë luajtur në bashkëpunimin dhe projektet që përfitojnë qytetarët në të dy vendet”, ka shkruar Osmani, duke mos përmendur nëse ka pasur takime edhe me përfaqësues të VMRO-s, shkruan Demokracia.com.
Por, a e fshehu Vjosa Osmani takimin me përfaqësuesit e partisë maqedonase VMRO, partia e ish kryeministrit Nikola Gruevski, i cili po fshihet që disa vite nga drejtësia?
Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Hans van den Berg, ka replikuar në postimi e Vjosa Osmanit në Twitter, duke e pyetur se pse po e mban të fshehtë takimin me përfaqësuesit e partisë maqedonase VMRO.
“Parti të ndryshme? BDI/Aleanca/Alternativa/Besa janë të gjitha parti (etnike) shqiptare. Pashë fotografi të presidentes së Kosovës me përfaqësues të ndryshëm të LSDM-së dhe mora informacion se keni pasur një takim me VMRO-në. Pse nuk përmenden në temë? Çudi pse vizita shihet si një projekt gjithëpërfshirës shqiptar”, ka shkruar ai. /Demokracia.com/
During my official visit to North Macedonia, I met with leaders from different parliamentary political parties.
Starting with BDI leader Ali Ahmeti, we discussed the role Albanian leaders have played in 🇽🇰-🇲🇰 cooperation & projects that benefit citizens in both countries. 1/4 pic.twitter.com/O8z8IiZ7sH
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 28, 2023