Lajme
Pse nuk kandidoi me ‘Iniciativën’ por me LVV-në, flet Vjosa Osmani
Demokracia
21:33 | 05 Shkurt 2021

Share:

Numri dy në listën e LVV-së me kandidatë për deputetë, Vjosa Osmani, ka treguar arsyet kryesore se pse nuk kandidoi me “Iniciativën” që e formoi pak kohë më parë.

Osmani në Klan Kosova ka thënë se “Iniciativa” që e formoi nuk ka pasur mundësi për regjistrim, raporton Demokracia.com.

“Koalicioni me LVV-në asesi nuk i shuan përpjekjet tona për fuqizimin e ‘Iniciativës’ tonë. Meqë zgjedhjet u shpallën tani, ka disa procedura për regjistrim sa i përket “Iniciativës” tonë. Por jam e bindur se pas zgjedhjeve kjo “Iniciativë” do të forcohet dhe fuqizohet edhe më shumë”, tha ajo.

Por Osmani shprehet e bindur “Iniciativa” e saj do të fuqizohet edhe më shumë pas zgjedhjeve.

Kujtojmë se Vjosa Osmani si kandidate e listës së LVV-së pretendon postin e presidentit./Demokracia.com/

Të ngjashme