Lajme
Pse nuk është e vërtetë korniza e marrëveshjes Kosovë -Serbi, ish- ambasadori Peci jep tri arsye
Demokracia
19:06 | 19 Shtator 2022

Share:

Ish-diplomati Lulzim Peci ka dhënë tri arsye se pse nuk është e vërtetë korniza e marrëveshjes Kosovë – Serbi. Ai në një postim në Facebook tha se arsyeja e parë është se “për të qenë kjo marrëveshje valide në terma legal, pesë vendet mosnjohëse të BE-së duhet të jenë palë nënshkruese e saj”. “Se pari, per te qene kjo marrëveshje valide ne terma legal, pese vendet mosnjohese te BE-se duhet te jene pale nenshkruese e saj, pasi aty parashihet edhe obligimi i tyre per njohje te Kosoves, ose ne te kunderten kjo marreveshje duhet te kete klauzolen e hyrjes ne fuqi me njohjen e tyre te pavaresise se Kosoves”, ka shkruar Peci. Arsyeja e dytë që e bën më dyshues atë është “fjalia në lidhje me njohjen e Serbisë si lider politik dhe ekonomik i rajonit”. “Se dyti, cfare me bene shume dyshyes eshte fjalia ne lidhje me njohjen e Serbise si lider politik dhe ekonomik i rajonit. Nje terminologji e tille nuk ekziston ne aktet legale kontemporane, pasi ajo nenkupton legalizim te hegjemonise dhe thyerje te principit te se drejtes nderkombetare te barazise se shteteve”, shkruan ai. Ndërkaq sa i përket arsyes së tretë, Peci thotë se “ajo i përngjanë një teksti për përmbushjen e egove të sëmura të disa liderëve regjional, të cilët mendojnë se mund të bëhen zot në shtëpite e huaja”. Postimi i plotë: Pasi dje e vura ne pikepyetje vertetesine e propozimit te Marreveshjes II ne mes Kosoves dhe Serbise, sot po e tregoj se pse ajo me te vertete eshte e pavertete? Eshte interesante se ajo kishte bere buje edhe ne vendet perendimore. Mirepo, nje interpretim i kujdesshem i saj, te cilin ju bera dje disa miqve, ne baze te mendimit tim tregon se ajo nuk eshte e vertete per tri arsye kryesore dhe ate: Se pari, per te qene kjo marreveshje valide ne terma legal, pese vendet mosnjohese te BE-se duhet te jene pale nenshkruese e saj, pasi aty parashihet edhe obligimi i tyre per njohje te Kosoves, ose ne te kunderten kjo marreveshje duhet te kete klauzolen e hyrjes ne fuqi me njohjen e tyre te pavaresise se Kosoves. Se dyti, cfare me bene shume dyshyes eshte fjalia ne lidhje me njohjen e Serbise si lider politik dhe ekonomik i rajonit. Nje terminologji e tille nuk ekziston ne aktet legale kontemporane, pasi ajo nenkupton legalizim te hegjemonise dhe thyerje te principit te se drejtes nderkombetare te barazise se shteteve.

Të ngjashme