Lifestyle
Pse nuk duhet të përdorni kurrë këtë mjet grimi në mbrëmje
Demokracia
12:48 | 19 Mars 2021

Share:

Sfungjeri është bërë një prej produkteve më të përdorura kozmetike, qoftë për aplkimin e makeup apo edhe për pastrimin e fytyrës.

Megjithatë sfungjerët kërkojnë shumë kujdes dhe higjenë, përcjell cl, transmeton Demokracia.com.

Disa ekspërtë të grimit dhe kozmetikës thonë se sfungjeri nuk duhet përdorur për të aplikuar make up dhe argumentet duken bindëse.

Sfungjeri i make up-it mund të jetë një prej mënyrave më të mira për të mbledhur mikrobet, nëse nuk e lan siç duhet. Duhet të pastrohet para çdo përdorimi. Në të kundërt, thjesht po rrezikon që mikrobet të përhapen në të gjithë fytyrën.

Sfungjerët, përgjithësisht janë të vështirë për t’u larë dhe për t’u sterilizuar. Por kini parasysh se kanë edhe një limit jetese, maksimumi mund të zgjasë 2-3 muaj. Megjithatë, nëse investon në një furçë të mirë make up-i, mund të zgjasë edhe me vite.

Nëse nuk e pastron sfungjerin e make up-it pas çdo përdorimi, ai nuk ka të njëjtin efekt me kalimin e kohës. Grimi i mbetur në sfungjer mund të shkaktojë më shumë vështirësi për pamjen, duke e bërë edhe produktin të vështirë për përzierje. Nuk mund të përdorësh lehtësisht një sfungjer mbi të cilin janë përzier lloje të ndryshme produktesh make up-i, sepse pamja do të jetë një gjë e ngatërruar.

Kështu, çdo mbrëmje, nëse je mësuar ta pastrosh fytyrën me sfungjer apo çdo mëngjes, nëse e përhap fondatinën me sfungjer, mos e bëj më. Këshilla më e mirë që japin grimierët është shpëlarja me ujë të vakët./Demokracia.com

Të ngjashme