Lifestyle
Pse nuk duhet konsumuar shpesh çaji i sherbelës?
Demokracia
16:24 | 19 Shkurt 2022

Share:

Sherbela është jashtëzakonisht e shëndetshme, por vetëm nëse përdoret siç përshkruhet

Gjethet e sherbelës janë plot me antioksidantë që kanë veti antiinflamatore dhe ndihmojnë në mbrojtjen kundër radikaleve të lira, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, sherbela ka veti antimikrobike, prandaj njerëzit e kanë përdorur atë si një bimë dezinfektuese.

Një lugë çaji sherbelë e bluar përmban 10 për qind të vlerës ditore të vitaminës K, e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe kundër mpiksjes së gjakut.

Gjithashtu, kjo bimë ka lëndë ushqyese të shumta si magnez dhe vitaminë A.

Megjithatë, duke qenë se sherbela përmban thujone, një përbërës që është toksik në sasi të mëdha, çaji  nuk duhet pirë çdo ditë.

Këshillohet që gratë shtatzënë dhe që ushqejnë fëmijët me gji duhet të evitojnë ekstratin e sherbelës.

Të ngjashme