Lajme
“Pse nuk dole në protestë? Mos ja bë qefin hasmit?”, qindra komente në faqen e Kurtit, i kërkojnë përgjigje për marshin
Demokracia
22:30 | 02 Prill 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk e ka folur asnjë fjalë për marshin e sotëm ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Komenti i fundit i Kurtit për marshin mbetet ai që bëri gjatë intervistës në “Rubikon”.

“Nuk kam dëgjuar për këtë iniciativë”, pati deklaruar Kurti.

Për shkak të heshtjes së tij, numër i madh i komentuesve e kanë kritikuar kryeministrin në Facebook.

Madje, të njëjtit ia kanë përmendur edhe ndjeshmërinë dhe postimet për politikanët e vrarë serbë, shkruan Insajderi.

Në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër”, u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarë të tyre.

 

Të ngjashme