Teksa mëngjesi i përsëritur mund të tingëllojë i mërzitshëm, mbushja e barkut tuaj me të njëjtën gjë çdo mëngjes në fakt mund t’ju bëjë një person më të mirë.
Demokracia.com jus jell disa informacione befasuese se si një enë ditore me tërshërë mund të jetë hapi juaj i parë në shkallët e suksesit.
Do të keni më shumë kohë të lirë.
Sa minuta (ose ndoshta edhe orë) ju duhet të vendosni se çfarë të hani për mëngjes? Ndërsa mund të duket si pjesë e rutinës suaj të përditshme, të vendosësh për diçka mund të marrë në të vërtetë shumë më tepër kohë nga sa mund ta kuptoni.
Kur hani të njëjtin mëngjes çdo ditë ju nuk do të humbni kohë duke menduar ose vendosur – plus, ju ndoshta do të jeni në gjendje ta përgatisni atë një natë më parë kështu që nuk do të keni nevojë të shqetësoheni për këtë në mëngjes.
Ju lejoni që truri juaj të mendojë për gjëra më të rëndësishme.
A keni menduar ndonjëherë pse Steve Jobs mbante gjithmonë një rollkë të zezë? Është sepse e bën atë më produktivë. Të mos mendosh se çfarë të veshësh gjatë ditës ose çfarë të hani për mëngjes lejon që mendja juaj të përqendrohet në gjërat më të rëndësishme dhe listën e gjërave që duhet të përmbushen gjatë ditës.
Trupit tuaj nuk i mungon asnjëherë doza e parë e lëndëve ushqyese.
Nëse vakti juaj i mëngjesit është një tas me tërshërë, një omëletë të thjeshtë ose një enë me fruta të freskëta, ju po i jepni energji trupit tuaj me gjërat e mira. Këta shembuj të mëngjeseve të mbushura me lëndë ushqyese janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar ditën dhe ato mund t’ju ndihmojnë të keni enrgji gjatë gjithë ditës.
Ju mund të humbisni disa kile.
Hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë në të vërtetë mund të ju ndihmojë të humbni peshë. Kur hani të njëjtën gjë çdo vakt, keni më shumë kontroll mbi atë që po vendosni në trupin tuaj, kështu që shmangni sheqernat dhe yndyrnat, të cilat në fund të fundit mund të ulin marrjen e kalorive dhe peshën e trupit.
Ju do të shpenzoni më pak para në ushqim.
Nëse mëngjesi është tërshërë, gjithçka që duhet të shpenzoni është tërshëra, qumështi dhe pak ëmbëlsues. Të dini se çfarë do të hani çdo ditë të javës ju lejon të bëni një listë më të saktë të ushqimeve, e cila, sipas ekspertëve, është çelësi për të qëndruar kursyer. Ju jo vetëm që do të jeni në gjendje të kontrolloni shpenzimet tuaja, por do të vini re se pa pasur opsione tjera do të keni më shumë para në portofol
Ju e trajnoni veten për të hyrë në një rutinë.
Bërja e diçkaje në baza ditore përfundimisht shndërrohet në një zakon. Zakonet e mira janë ato që duhen për të lulëzuar në këtë botë dhe për t’u bërë të suksesshëm. Diçka aq e thjeshtë sa një pjatë e përditshme me vezë mund të bëjë mrekulli në kushtëzimin e trupit dhe trurit tuaj për t’u përshtatur me zakone të tjera të mira. Aktorja dhe nëna Jennifer Garner i përmbahet një smoothie të përditshëm mëngjesi që ajo filloi të bënte në vitin 2018 për rolin e saj në film, Peppermint. Ajo ende vazhdon këtë regjim për të mbajtur në formë dhe për të përfituar nga vlerat ushqyese.