ShowBiz
Pse Kim Kardashian mbyll markën e bukurisë pas ndarjes me Kanye West
Demokracia
08:44 | 08 Korrik 2021

Share:

Kim Kardashian njoftoi se do të mbyllë përkohësisht markën e famshme të bukurisë “KKW Beauty”. Ylli televiziv ka bërë me dije se do të nisë një markë krejtësisht të re me formula të reja që janë më moderne dhe inovative.

Megjithëse ende nuk dihet arsyeja, fansat mendojnë se ky vendim ka të bëjë me divorcin nga Kanye, pasi marka quhet “KKW Beauty”, për shkak të mbiemrit West që ajo mbante kur ishte e martuar me reperin.

Kim i dha fund martesës pas afro 7 vitesh me reperin amerikan në shkurt të këtij viti. Ata kanë kërkuar kujdestarinë e përbashkët të 4 fëmijëve të tyre. Ndërkohë, reperi thuhet se ka nisur një romancë me Irina Shayk. /

Të ngjashme