ShowBiz
Pse hoqi dorë nga “Peaky Blinders” një nga aktorët kryesorë
Demokracia
07:32 | 10 Mars 2022

Share:

Sezoni i gjashtë i serialit të njohur “Peaky Blinders” ka filluar të transmetohet dhe vetëm tani është bërë e ditur se pse John Cole, i cili luante në rolin e John Shelby, u largua nga ky projekt.

Seriali i cili ka fituar zemrat e miliona njerëzve me historinë e një familje gangsterësh, nuk ka qenë shumë përmbushës për aktorin John Cole, i cili ka deklaruar se nuk ka arritur të jap kapacitetin e tij të plotë në serial, pasi vëmendja më e madhe ishte te Cillian Murphy, që luan rolin e Thomas Shelby, transmeton portal arbresh.info

“Me Peaky Blinders nuk kam dalë kurrë nga rruga ime. Ishte vërtet spektakli i Cilian, prandaj edhe nuk doja të isha pjesë e tij”, tha ai, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, Cole nuk ka hequr dorë nga serialet me gangsterë.

Pasi lexoi përmbledhjen dhe episodin e parë të serialit “Gangs of London” , ai kuptoi se mund të ishte diçka e veçantë dhe vendosi të aplikojë për rolin e personazhit kryesor Sean, i cili është në kërkim të personave që i kanë vrarë të atin, bosin e drogës, Fin Wallance.

Peaky Blinders renditet si një ndër serialet më të shikuara.

Të ngjashme