OpEd
Pse Gazmend Bardhi e meriton të jetë lider i Foltores?
Demokracia
20:54 | 05 Shtator 2023

Share:

Shkruan Mero Baze

Ka vetëm një objektiv i cili mund të rezultojë i suksesshëm në rastin e Gazmend Bardhit, pasi bashkoi deputetët e mërzitur nga Basha, me deputetët që janë mërzitur më herët nga Basha. Dhe ky objektiv është shmangia e Sali Berishës nga kreu i Foltores.

Duke u bashkuar me deputetët e pakët të Berishës, Gazmend Bardhi praktikisht është lideri më i pranuar tek grupimi i Berishës.

Ndryshe nga Berisha që mezi bën dhjetë deputetë, ai ka mundur ta çojë në 43 numrin e deputetëve që kanë pranuar të ulen më të në një tavolinë.

Në këtë rast, nëse flasim me logjikën e Berishës që numrat vendosin, atëherë ai duhet t’i hapi rrugën Gazmend Bardhit për kryetar partie.

Logjika e numrave është e tillë që provon se Gazmend Bardhi është më shumë figurë bashkuese brenda grupit të Berishës, se sa vet Berisha.

Dhe logjika ta do që ai të marrë drejtimin e partisë së tij.

Por këtë, në radhë të parë duhet ta kërkojë vet dhe të bëjë betejë për këtë. Nëse Berisha tërhiqet dhe e pranon këtë logjikë, atëherë mund të themi se operacioni i tij është i suksesshëm dhe aleatët perëndimorë, atë që nuk e arritën dot me Bashën, mund ta arrijnë me Bardhin.

Në rast se ai nuk e kërkon këtë, por i ka çuar deputetët në vathën e Berishës, atëherë jo vetëm që nuk kemi asnjë ngjarje, por kemi një lartësim të grupit të Bashës, i cili së paku ka ruajtur konsistencën e vet që nga 9 shtatori 2021, duke i qëndruar besnik idesë se me Sali Berishën nuk kanë punë dhe se do të mbeten një parti e orientuat nga Perëndimi dhe jo nga të perënduarit.

Të ngjashme
OpEd • 11 Tetor 2024
OpEd • 08 Tetor 2024
OpEd • 07 Tetor 2024