Lifestyle
Pse është një ide e mirë larja e fytyrës me ujë të gazuar?
Demokracia
10:21 | 31 Maj 2023

Share:

Ka përfitime të shumta larja e fytyrës me ujë të gazuar. Është një praktikë e rregullt në Japoni.

Përdorimi i ujit të gazuar si pjesë e trajtimit të pastrimit të fytyrës dhe vënia e së njëjtës maskë për fytyrë dhe tonerët është praktikë e zakonshme në Japoni dhe Kore, por pothuajse ka filluar të përhapet edhe në pjesët e tjera të botës.

Uji i gazuar përmban këto cilësi përfituese:

Përmban të njëjtën vlerë pH-je si edhe lëkura juaj: Vlera e pH-së e ujit nga çezma është 7, ndërsa e ujit të gazuar ka vlerën e pH-së 5,5, që është edhe vlera e lëkurës së fytyrës – kështu që do të zvogëlojë shanset për acarim.

Pastron poret dhe mund të zbusë acarimin, uji i gazuar shpërndan pluhurat, vajin dhe papastërtitë në poret e bllokuara. Rezultati është pastrimi më i thellë dhe parandalimi i puçrrave të reja, transmeton Telegrafi.

Mund të përmirësojë qarkullimin: dyoksidi i karbonit sjell gjak dhe oksigjen në indet e lëkurës, të cilat përmirësojnë funksionimin e të gjithë sistemit dhe lëkura duket më e shëndetshme më pas, me një skuqje delikate.

Dermatologu Dr. Dendi Engelmen miraton këtë trajtim pastrimi të fytyrës dhe shpjegon se si uji i gazuar krijon një çehre më të shëndetshme:

“Uji i gazuar në temperaturën e dhomës fillon të zgjerohet dhe të hapë enët e gjakut (uji i rubinetit duhet të ngrohet për të pasur këtë efekt) i cili ndihmon furnizimin me gjak të arrijë në indet e lëkurës. Ky proces përmirëson shpërndarjen e lëndëve ushqyese si oksigjeni në lëkurë – sa më mirë të jetë qarkullimi, aq më mirë do të funksionojë i gjithë sistemi dhe lëkura do të duket më e shëndetshme”, thotë Dr Engelmen.

Nëse dëshironi të provoni këtë metodë të pastrimit të fytyrës, ndiqni këta hapa:

▪ Spërkateni fytyrën me ujë të gazuar ose mbajeni frymën dhe zhyteni fytyrën në një enë plot me ujë të gazuar për 10 sekonda.
▪ Masazhoni fytyrën me pastrues për fytyrë
▪ Shpëlajeni pastruesin me ujë të gazuar
▪ Përpara se të aplikoni kremin, fshijeni lehtë fytyrën me një peshqir

Dr. Engelmen nuk rekomandon larjen e fytyrës me ujë të gazuar çdo ditë. Lëkura duhet së pari të mësohet me flluskat, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme të fytyrës.

Nëse efekti i shkumës është shumë i fortë, përzieni një sasi të barabartë uji të gazuar dhe mineral për të reduktuar aciditetin dhe për ta bërë më të lehtë larjen e fytyrës.

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024