Auto&Tech
Pse është koha të përdorni një adresë jo kryesore të emailit në Facebook
Demokracia
14:43 | 22 Prill 2021

Share:

Një program “Facebook Email Search” tregon sërish se pse ju nuk duhet të përdorni një adresë emaili kryesore në Facebook.

Studiuesit zbuluan se është shumë i thjeshtë aksesimi i një liste gjigande me adresa emaili që i lidh ato me adresën e vërtetë në Facebook, transmeton Demokracia.com

Askush nuk mund të të vjedhë adresën që t’i ke në rrjetet sociale vetëm nëpërmjet email-it, mirëpo ajo shërben si një e dhënë tjetër që ti nuk parapëlqen të jetë e lidhur me këtë platformë, dhe mënyrat e manipulimit në ditët e sotme janë të shumëta.

Informacioni mund të përdoret për t’ju bërë phishing dhe në këtë mënyrë llogaria juaj në Facebook mund të vidhet.

Sipas Geek Room këshilloheni të konsideroni ndërrimin e email-it në Facebook, i cili është shumë i thjeshtë:

Vizitoni faqen Settings në Facebook për të ndërruar adresën e email-it, ose siç e quan Facebook “Contact”

Shtoni adresën e re, bëjeni atë primare dhe më pas fshini adresën e vjetër

Kaq e thjeshtë ishte!

Zakonisht kjo proçeduarë nuk zgjat më tepër se 10 minuta, duke përfshirë kohën që ju do të harxhoni duke kërkuar për email-et ose mesazhet nga Facebook për konfirmim./Demokracia.com/

Të ngjashme