Lifestyle
Pse është e rrezikshme për shëndetin kur merrni celularin me vete në tualet
Demokracia
08:42 | 08 Prill 2022

Share:

Thuajse të gjithë njerëzit i përdorin celularët edhe në tualet, sipas një sondazhi. Por shkencëtarët po japin alarmin, duke theksuar se ky zakon mund të ketë efekte shëndetësore.

Rreziqet lidhen me mikrobet e rrezikshme të pranishme në tualet, i cili është një mjedis ideal për rritjen dhe transmetimin e tyre.

Mikrobe të tillë janë E.coli, Salmonella dhe Campylobacter, të cilët mund të vendosen në sipërfaqet, palosjet dhe kutitë e telefonave celularë që janë prej materiali shumë miqësor ndaj mikrobeve. Në këtë mënyrë ju mund të infektoheni me viruse dhe baktere që shkaktojnë gastroenterit, infeksione stafilokokale, etj.

Për të shmangur këtë përvojë të pakëndshme, ekspertët këshillojnë të mos e çoni celularin në tualet, të lani duart mirë pas vizitës në tualet dhe para çdo vakti dhe të dezinfektoni rregullisht sipërfaqen e celularit.

 

Të ngjashme
Lifestyle • 01 Korrik 2024