Lifestyle
Pse është e rëndësishme të vendosni krem dielli edhe në ditët me shi
Demokracia
09:50 | 21 Prill 2021

Share:

Të gjithë e dimë që duhet të përdorim krem dielli, por nganjëherë ne nuk e vëmë sepse jashtë nuk ka diell.

Pyetja është nëse duhet të vëmë krem dielli në ditë me re ose me shi? Përgjigja është po, sepse kremi kundër diellit nuk përdoret vetëm për tu mbrojtur nga djegia, por edhe për shëndetin e lëkurës.

Një studim i kryer për një periudhë 10-vjeçare midis më shumë se 1,500 njerëzve në Australi, zbuloi se ata që përdorën kremin dielli çdo ditë kishin një ulje të konsiderueshme të melanomave (forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës) në krahasim me ata që përdorën krem dielli kur dëshironin.

Pra, duket se zbatimi i rregullt dhe i qëndrueshëm është i rëndësishëm për të marrë një mbrojtje sa më të mirë. Gjetjet nga studimi zbuluan gjithashtu se njerëzit që vendosnin krem ​​dielli çdo ditë kishin 24% më pak plakje të lëkurës. /Demokracia.com/

Të ngjashme