Lajme
Pse Erdogan thotë se është i pakënaqur me reagimin e NATO-s për Ukrainën
Demokracia
18:30 | 25 Shkurt 2022

Share:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se reagimi i NATO-s dhe vendeve perëndimore lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës nuk ishte i vendosur, duke shtuar se ai shpresonte se samiti i NATO-s të premten do të çonte në një pozicion më të vendosur të Aleancës.

Turqia, anëtare e NATO-s, kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja vendet. Ajo i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmin dhe shprehu mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës.

“Kjo nuk do të duhej të kthehej në një vërshim të dënimeve të zakonshme. NATO duhet të kishte ndërmarrë një hap më të vendosur”, tha Erdogan pas lutjes të së premtes në Stamboll.

“BE-ja dhe të gjitha mentalitetet perëndimore nuk kanë treguar një qëndrim të caktuar serioz. Të gjithë ata vazhdimisht po e këshillojnë Ukrainën”, u tha ai gazetarëve. “Me këshillë nuk mund të arrihet diku. Kur shikoni hapat e ndërmarra, ata nuk janë fare”, shkruan REL.

Pavarësisht valës së sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, Turqia ka thënë se kundërshton lëvizje të tilla. Erdogan gjithashtu shmangu përdorimin e fjalëve të tilla si “dënoj” në reagimin e tij ose “pushtim” për të përshkruar atë që po ndodhte.

Të ngjashme