Presidentja Vjosa Osmani për herë të parë ka folur për shkrimet e bashkëshortit të saj Prindon Sadriu në raport me mediat.
Thotë se Sadriu asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale.
“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK-në, transmeton Gazeta Insajderi.
A po e gënjen popullin Presidentja? Faktet tregojnë se Prindon Sadriu i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, natën e së martës nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i quajti mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, shkrim ky të cilin më pas e ka fshirë.
“Ndërrmarje e përbashkët kriminale”, duket të jetë fjalia më e dahur për Sadriun, pasi të njëjtën e ka përdorur edhe para disa ditësh kur e ka shpërndarë një shkrim të Bekim Kupinës, këshilltarit të Presidentes, shkrim ky që poashtu fliste pë punën e mediave.
Për këtë cilësim të “Zotriut të Parë”, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Federata Evropiane e Gazetarëve, Bashkimi Europian, ambasadat e shteteve të ndryshme në Kosovë, dhe Eurodeputetja Viola von Cramon.