Lifestyle
Pse duhet të lani rrobat e reja?
Demokracia
10:44 | 27 Prill 2021

Share:

Nëse i keni veshur gjithmonë rrobat që keni blerë pa i larë, atëherë duhet të hiqni dorë nga ky zakon.

Kur blini një veshje të re, supozoni se është e pastër dhe nuk ka baktere por në fakt nuk rezulton kështu, transmeton Demokracia.com

Shumica e njerëzve mendojnë se larja e tyre para se t’i veshin ato do të prishë pamjen e tyre.

Nëse jeni në mesin e atyre që mendoni se larja e rrobave pasi i blini nuk është e nevojshme, do e mendoni sërish pasi një studim ka treguar se përmbajnë baktere, të cilat mund të shkaktojnë acarim të lëkurës.

Dr. Philip Tiernonë Universitetin e New York-ut, bëri një studim ku zbuloi se këto veshje përmbanin shumë baktere, përfshirë gjurmët dhe kërpudhat e lëkurës.

Kjo do të thotë që veshjet e reja nuk janë aq të pastra sa kemi menduar të gjithë./Demokracia.com/

Të ngjashme