Historia e marrëdhënieve e dy kryeministrave shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti, është një lakore me shumë ekstreme. Herë janë adhuruar e herë e kundërta. Ndoshta s’janë urryer, por raportet e tyre ka njohur ditë nervore, tensione dhe dyer të mbyllura.
Së fundmi, Kurti nuk pranoi një takim me Ramën kur ky i fundit anuloi planin për të shkuar me Qeverinë e tij në Kosovë. Kurti kërkoi takim mes dy qeverive, ndërsa Rama kërkoi takim ‘tête à tête’ dhe konferencë për shtyp për të folur për situatën në veri.
Të mbledhur në Bled të Sllovenisë ku po zhvillohet Forumi Strategjik, Rama e Kurti janë parë të flasin si në këtë video.
A duhet të jetë lajm ky? Sigurisht që jo. Por, kur dy kryeninistra shqiptarë s’merren vesh, natyrisht që përbën lajm dhe madje lajm të keq.