Lifestyle
Pse duhet konsumuar kosi në mëngjes?
Demokracia
09:24 | 05 Shkurt 2021

Share:

Kosi, qumështi, djathi dhe shumë produkte tjera të bulmetit janë të pazëvendësueshme në kuzhinën tonë.

Përpos shijes së mirë dhe mënyrave të pafund të kombinimit, këto produkte janë jashtëzakonisht të mira për shëndetin tonë, transmeton Demokracia.com

Përderisa për djathin dhe qumështin, kohët e fundit, ekspertët shëndetësor këshillojnë që t’i përdorim me sasi të kontrolluar, kosi në anën tjetër, konsiderohet një prej produkteve, vlerat ushqimore të të cilit janë shumë të larta.

Versionet në të cilat mund të përdorim kosim për ushqim, variojnë që nga shujtat e ëmbla, të kripura, kombinimet me drithëra, e shumë të tjera.

Kosi është i pasur me kalium, kalcium, vitaminë B2 dhe B12.

Më poshtë po sjellim për ju disa prej arsyeve se pse duhet nisur ditën duke konsumuar kos.

 

Përmirëson sistemin tretës

Kosi përmirëson tretjen dhe konsumi ditor i tij veçanërisht në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret. Ai qetëson sistemin e rënduar nga inflamacioni dhe dëmet e shkaktuar prej tij.

 

Ndikon në imunitet

Kosi ka aftësinë të mbrojë imunitetin dhe ta bëjë atë më të fortë, sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

 

Ul tensionin e lartë të gjakut

Kaliumi tek kosi ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi. Në këtë mënyrë, kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

 

Parandalon infeksionet

Kosi është veçanërisht një aleat i grave sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale. Kosi përmban lactobacile, baktere që frenojnë rritjen e infeksioneve dhe mykut.

 

Ushqen kockat

Një filxhan me kos përmban 275 mg kalcium.

Për këtë arsye nëse e konsumoni që në mëngjes, u keni dhënë kockave forcën e duhur.

 

Përmban probiotikë

Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës.Nëse vuani nga fryrjet në stomak ose diarea, është e këshillueshme që të hani kos që në mëngjes.

 

Përforcon aktivitetinn fizik

Proteina tek kosi i jep muskujve amino acidet që u duhen për tu rimëkëmbur pas një aktiviteti të caktuar fizik.Pas këtij të fundit, energjia e trupit është në rënie dhe kosi e rikthen atë.

 

Zbut alergjitë

Foshnjet e grave shtatzëna që konsumojnë kos rregullisht, janë më pak të prekur nga alergjitë, thotë një studim mbi rolin e kosit.Sipas studimeve, fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

 

Ndihmon të bini në peshë

Kosi përmban pak kalori. Për më tepër, falë konsumit të tij, qelizat e yndyrës prodhojnë më pak kortizol, gjë që e nxit organizmin humbasë më shumë kilogramë.

 

Mbron dhëmbët nga kaviteti

Kosi i mbron dhëmbët nga kaviteti. Ai përmban acid laktik që i mbron mishrat e dhëmbëve nga mbetjet ushqimore dhe bakteret./Demokracia.com

Të ngjashme