Lajme
Pse dështoi plani i evakuimit të 200 mijë civilëve nga Mariupoli?
Demokracia
16:51 | 06 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (IRIC) shpresonte të fillonte evakuimin e 200,000 njerëzve nga qyteti port i rrethuar.

Ajo thotë se ekipet e saj filluan hapjen e rrugës së evakuimit nga Mariupol në Zaporizhzhia përpara se “armiqësitë të rifillonin”, raporton BBC, transmeton Demokrcia.com.

Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord në parim për evakuimin e civilëve, por nuk kishin rënë dakord për detajet se si do të ndodhte evakuimi, tha Kryqi i Kuq.

Në veçanti, IRIC tha se të dy palët nuk kishin rënë dakord për:

-Kohën specifike, vendndodhjet dhe rrugët e evakuimit;

-Kush mund të evakuohet vullnetarisht;

-Kur mund të sillet ndihma.

Kryqi i Kuq po lehtësonte dialogun, por “nuk mund të jetë garantuesi i një marrëveshjeje armëpushimi midis palëve ose i zbatimit të saj”.

Raportohet se ekipet e tij mbeten në qytet për të ndihmuar në lehtësimin e përpjekjeve të mëtejshme për një armëpushim, “nëse palët arrijnë një marrëveshje, të cilën vetëm ato duhet ta zbatojnë dhe ta respektojnë”./Demokracia.com/

Të ngjashme