Nëse mendon se data e skadencës që shikon në produkte është vërtet e fundit kur mund ta konsumosh, e ke gabim.
Kur hyni në një supermarket dhe merrni një produkt – nga qumështi tek drithërat e deri te një kanaçe me fasule – ka të ngjarë të shihni një datë të vogël skadence.
Ju mund të mendoni se kjo datë është dita e fundit që ushqimi është i sigurt për t’u ngrënë. E keni gabim. Nuk keni as faj. Se mënyra e vendosjes së kësja date është një rrëmujë e madhe kudo.
Nuk ka asnjë standard kombëtar apo ndërkombëtar për mënyrën se si ato data duhet të përcaktohen.
Për prodhuesit e ushqimit, datat e skadencës në fakt kanë të bëjnë më shumë me mbrojtjen e markës, sesa me shqetësimet e sigurisë.
Data e shitjes, e cilësuar shpesh si data e skadencës, është vlerësimi i kompanisë se kur një artikull ushqimor do të shijojë më mirë, kur e ka datën e tij optimale. “Ju dëshironi që njerëzit të hanë dhe ta shijojnë produktin kur është në kulmin e tij, sepse kjo do të rrisë kënaqësinë e tyre dhe do t’i inkurajojë ata ta blejnë atë përsëri,” thotë një ekspert i kësaj çështje.
“Pasiguria e konsumatorit për kuptimin e datave të skadencës besohet se kontribuon në rreth 20 për qind të mbetjeve ushqimore në shtëpi”. Sipas disa vlerësimeve, hedhja e ushqimit dhe mbetjet përbëjnë 8% të emetimeve globale të gazrave serrë.
Shpërdorimi i ushqimit do të thotë gjithashtu humbje parash.
Kompanitë zgjedhin datat në bazë të kohës kur mendojnë se një artikull ka shije më të mirë. Shumë mallra të konservuara mund të qëndrojnë në rafte nga një deri në pesë vjet, nëse ruhen siç duhet. Në kushtet e duhura, paketimet me oriz dhe makarona të thata mund të zgjasin rreth dy vjet. FDA ofron këshilla dhe udhëzime për ruajtjen e ushqimit në faqen e saj të internetit.
Por rregullat janë jashtëzakonisht të ndryshme për shumë gjëra që prishen.
Ndërsa konsumimi i artikujve të ruajtur mirë në raft mund të përdoret edhe pas datës së skandencës, mishi i freskët dhe shpendët mund të prishen edhe para datës në etiketë. Kjo për shkak se frigoriferët e dyqaneve priren të jenë më të ftohtë se frigoriferët tanë të shtëpisë, shpjegoi Carothers.
Sapo konsumatorët ta marrin mishin dhe shpendët në shtëpi, ata duhet të ndjekin rregullat e ruajtjes, ose ta gatuajnë menjëherë.