Gjatë intervistës së famshme me Oprah Winfrey, Meghan tha se kur ajo ishte shtatëzanë, ishin bërë biseda në të cilat diskutohej statusi i ardhshëm i fëmijës së saj, përfshirë këtu cilin titull ai duhet të merrte ose jo.
“Ata thonin që ai nuk duhet të bëhet princ apo princeshë, pa ditur cila do të ishte gjinia, gjë që ndryshon nga protokoli i zakonshëm i familjes mbretërore”, transmeton Demokracia.com
Çfarë thotë protokoli mbretëror?
Rregullat të cilave u referohet Megan, vijnë nga një patent e shkruar nga Mbreti George V në nëntor të vitit 1917, që nënkupton një instrument legal, i cili vjen nga një monark. Këto patenta përdoren për deklarata mbretërore.
Në këtë patent, Mbreti George deklaron se stërnipërit e Monarkut nuk do të quhen princ apo princeshë, përpos fëmijës më të madh të fëmijës së madh të Princit të Wales.
Në situatën konkrete, kjo nënkupton që vetëm Princi George, fëmija i madh i Princit William, automatikisht është prince, por jo Archie, edhepse të dy janë stërnipat e Mbretëreshës./Demokracia.com