Lajme
PSD vendos fotografinë bashkë me fjalimin e Kurtit për Ivanoviq, Molliqaj: Veprimet e Kurtit si të Enver Hoxhës
Demokracia
11:21 | 18 Janar 2023

Share:

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar sot një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ky aksion erdhi pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Pasi Kurti në një video-incizim kishte thurur fjalë tejet vlerësuese për Ivanoviqin, reagime të shumta edhe në drejtim të tij.

Me këtë rast anëtarët e PSD-së vendosën një fotografi të Oliver Ivanovqit, ndërsa poshtë saj shkruan edhe fjalët e thëna ditë më parë nga Kurti si dhe një kurorë lulesh kinse në përkujtim të tij.

I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se deklarata e Kurtit për përvjetorin e Oliver Ivanoviqin është skandaloze, e papranueshme dhe me qëllimin e saj ka përdorimin dhe desubjektivimin e njeriut.

“Në momentin që kjo qasje instrumentale në rend të parë thuhet se në këtë rast njerëzit janë objekt, në bazë të nevojave.Javë më përpara, Kurti i quante ekstremistë 9 mijë qytetarëve serbë të Kosovës vetëm që nuk kanë konvertuar targat.Ndërsa një person që ka qenë për shpërngulje e urdhërdhënie të shqiptarëve gjatë dhe pas luftës , e ka vlerësuar më së larti prej të gjithë qytetarëve serbë në Kosovë”,tha Molliqaj.

Të ngjashme