Lajme
PSD me aksion në veturën e Mimoza Kusarit ‘Veç 2-3 minuta’
Demokracia
12:03 | 13 Korrik 2023

Share:

Partia Social Demokrate një ditë pas publikimit të plotë të përgjimeve të Mimoza Kusari – Lilës me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ka realizuar një aksion simbolik.

Në veturën zyrtare të Kusari – Lilës, PSD ka shkruar “veç 2 – 3 minuta”. Kjo pasi, shefja e Grupit Parlamentar kishte thënë se komunikimi i saj me zyrtarët e Listës Serbe ka zgjatur pak minuta.

Madje aksioni u shoqërua edhe me përleshje verbale.

Dje ishte publikuar pjesa e 3-të e përgjimeve, të cilat nxjerrin në pah biseda që kanë të bëjnë me veteranët, por edhe me qëndrimet e Kusari-Lilës ndaj disa prej kolegëve të vet opozitarë.

Të ngjashme