Lajme
PSD mban aktivitet kundër VV’së dhe Albin Kurtit: Gazetari pyet se kur do fillojnë të merren më shumë me vetën
Demokracia
13:40 | 19 Janar 2021

Share:

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet afër objektit të Katedralës në kryeqytet, ku pranë disa kontejnerëve kanë vendosur një parullë me fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të cilën shkruhet “shporta e riciklimit”. Gjatë prononcimit të aktivistit, Drilon Pireva për media, një prej gazetarëve e pyeti se kur do të fillojë PSD të merret me shumë më vetën dhe jo me VV-në.

Para pak minutash Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet para objektit të Katedrales në kryeqytet, përmes së cilit kanë kritikuar kreun e VV-së, Albin Kurti, për listën e re zgjedhore, shkruan Demokracia.com

Aktivisti Drilon Pireva pas aksionit ka thënë se riciklimi i politikës është ruajtje e gjendjës së vjetër, e cila po shpërfaqet si ndryshim.

“Përmes këtij aktiviteti, ua tregojmë se ndryshimi është politikë e re nuk është mjeshtëri e riciklimit. Reciklimi i mbeturinave është ekonomizim dhe ruan ambienti, mirëpo reciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje e gjendjes së vjetër e cila sot nau shpërfaqet si ndryshim.

Kemi vërjetu se shumë persona që kanë aderuar në parti politike, sidomos këta që po thirren në ndryshim, plot prej tyre kanë qenë me akuza të ndryshme, dhe u mjaftonte një fotografi me liderin dhe të gjitha ishin të falura.

Leninistë e erdoganistë dhe shumë kategori të tjera i shihni në listën e tyre, për shkak se është bërë një qorbë politike aty, qorbë ideologji, kapakun e mban lideri suprem”, ka thënë ai.

Gjatë deklaratës së aktivistit të PSD-së, ka reaguar një gazetar në vendin e ngjarjes, i cili pyeti se kur do të fillojë kjo parti të merret më shumë me vetën, dhe jo me VV-në.

“Kur doni me ia nis me u marrë ma shumë me vete ju, me lon Albinin me garu në zgjedhje, apo me Albinin keni me u merr gjithë.”, ka pyetur ai.

Pireva i është përgjigjur gazetarit, duke thënë se PSD ka qëndrimin e saj politik dhe se pushtetin në ardhje e konsideron si rrezik.

Kujtojmë se ky aktivitet vjen një javë pas arrestimit të 15 aktivistëve të këtij subjekti politik në krye me Dardan Molliqajn./Demokracia.com

Të ngjashme