Lajme
PSD ‘krijon’ festivalin Marigona Hill, këta do të ishin yjet
Demokracia
16:41 | 18 Qershor 2022

Share:

Pas dështimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, Partia Socialdemokrate ka ironozuar me Qeverinë Kurti, duke “krijuar” Marigona Hill Festival.

Ka qenë aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ai i cili ka publikuar disa posterë të atyre që do të “performonin”, e që janë Kryeministri Kurti me ministrat e zëvendësministrat e tij.

Secilit prej tyre, Nushi u ka vendosur nga një nofkë. Nofka e Kurtit është “Big fraud”, që në shqip i bie “mashtruesi i madh”.

Liburn Aliut i është vendosur nofka “Dj Daja”, duke e lidhur me raportimet për dyshime për aferë korruptive në Ministrinë që ai udhëheq.

Të fotoja e Donika Gërvallës figuron nofka “Miss Tweet”, duke ironizuar kështu me huqjet e saj në Twitter.

Të ngjashme