Lajme
PSD-ja me aksion para qeverisë për dialogun me Serbinë dhe planin franko-gjerman
Demokracia
09:10 | 06 Mars 2023

Share:

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se sot do të mbajë një aksion simbolik para objektit të qeverisë.

Ky aksion pritet të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 dhe do të mbahet në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman.

“Me datën 6 mars (e hënë), nga ora 13:00, PSD do të mbajë një aksion simbolik pranë objektit të qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Të ngjashme