Lajme
PSD-ja me aksion para Qeverisë kundërshtojnë orën policore
Demokracia
22:48 | 07 Prill 2021

Share:

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës pikërisht në ora 22:00 kur edhe ka nisur ora policore. Kështu duke i kundërshtuar masat e fundit kundër COVID-19 të marra nga ekzekutivi.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ata nuk po kundërshtojnë të gjitha masat por vetëm masën e orës policore e cila është vendosur nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

“Jemi këtu për të treguar qëndrimin lidhur me menaxhimin e pandemisë. Ne nuk jemi kundër masave të qeverisë pasi jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë me pandeminë mirëpo kundërshtojmë fuqishëm orën policore e cila është vendosur shabllon pasi qeveria Kurti nuk ka menduar më gjatë për të ndërmarrë një masë të tillë”, u shpreh Molliqaj.

Molliqaj theksoi se qeveria i vendosi këto masa pak ditë pasi është bërë zgjedhja e presidentes së Kosovës.

Kujtojmë se qeveria ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 dy ditë më parë (5 prill) ku njëra ndër masat e vendosura është kufizim i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Të ngjashme