Lajme
PSD: Asociacionin e ka emëruar Kurti, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i tij
Demokracia
15:47 | 20 Mars 2023

Share:

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) si aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit kanë shkruar në muret e disa ndërtesave publike fjalët “Albin Zajednica”.

Sipas PSD-së, Asociacionin në “Zajednicë” e ka pagëzuar vet kryeministri Albin Kurti.

“Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka pagëzuar Albin Kurti. Në LVV të gjithë ishim kundër Asociacionit, përveç Kurtit siç duket”, thuhet në reagimin e tyre.

“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete”, vijon PSD.

Ata theksojnë se Asociacionin po pret ta zbatojë vetë kryeministri Kurti.

“Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, përfundon reagimi i tyre.

 

Të ngjashme