Lajme
PSD aksion në Prishtinë: Lajçak është pozicionuar në anën e Serbisë
Demokracia
14:54 | 26 Shkurt 2021

Share:

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur një aksion si shenjë proteste ndaj hartës së paraqitur në zyrën e emisarit të BE-së për dialogun, Mirsollav Lajçak.

Reagimi i Partisë Socialdemokrate vjen pasi në hartën që shihej mbrapa Lajçakut, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, raporton Demokracia.com

Anëtari i kësaj partie, Frashër Krasniqi ka pretenduar se me këto veprime, Lajçak është pozicionuar në anën e Serbisë.

“Kosova s’mund të pranojë asnjë zgjidhje që e bën jo funksional shtetin tonë. Për ne, z.Lajcak tashmë është pozicionu në anën e Serbisë. Kjo është e papranueshme për ne”, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se Lajçak të enjten përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter tha se çështja e hartës ka qenë një keqkuptim.

Ai postimit i ka bashkëngjitur disa fotografi, që sipas tij, janë hartat zyrtare  të BE-së./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Harta në zyrën e tij paraqiti Kosovën si pjesë të Serbisë, reagon Mirsollav Lajçak

 

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024