Sport
Prurja më e re te Shqipëria e vlerëson lartë fanellën kuqezi
Demokracia
10:23 | 24 Mars 2021

Share:

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Nedim Bajrami ka zhvilluar dje stërvitjen e parë me Shqipërinë, teksa tashmë po bëhet gati për debutimin me kuqezinjtë.

Fantazisti tetovar ka folur së fundmi, teksa është shprehur se për të zgjedhur Shqipërinë, ndikim kishte edhe Amir Abrashi, që i kishte thënë se është një ekip me lojtarë të mirë.

“E vendosa të luaj për Shqipërinë, pasi dëgjova zemrën. Fola edhe me Rejën dhe mendova se është vendimi i duhur që të luaj për Shqipërinë. Fola me Abrashin dhe më tha hajde të luash me Shqipërinë, pasi kemi skuadër të mirë, me cilësi. Është një miks me lojtarë të rinj dhe të tjerë me eksperiencë. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.

Titullar? Këtë e vendos Reja, por nëse më aktivizon, unë do të jem shumë i lumtur të jap kontributin tim. Kam bërë vetëm një stërvitje me skuadrën dhe kam parë që ka shumë cilësi. Duhet të bëjmë shumë mirë në ndeshjen e parë me Andorrën, pasi është shumë e rëndësishme ta nisim mbarë.”, tha Bajrami për “Supersport”. /Demokracia.com

Të ngjashme