Lajme
Protestuesit serbë vendosin mbishkrime të simbolit rus të luftës në Ukrainë mbi automjetin e KFOR-it amerikan
Demokracia
11:25 | 29 Maj 2023

Share:

Protestuesit serbë në protestën që po mbahet në veri të Kosovës, kanë vendosur mbishkrime të simbolit rus të luftës në Ukrainë mbi automjetin e KFOR-it amerikan.

Simbolit “Z”, që serbët kanë vendosur në automjetin e KFOR’it, është simbol që po e përdor ushtria e Putinit në Ukrainë, që u pa edhe në protestat pro-ruse në Beograd dhe është simbol pro-luftës dhe pushtimit të Ukrainës nga Presidenti Putin.

Përpos kësaj, situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pasi në tre komunat veriore Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po protestojnë qytetarët serb të cilët po rrisin edhe provokimet ndaj Policisë së Kosovës.

Po ashtu edhe në blind të Njësisë Speciale të Republikës së Kosovës protestuesit serb kanë vendosur mbishkrime nacionaliste.

Të ngjashme