Lajme
Protestuesit kërkojnë anulimin e vendimit për bllok tarifën dhe nacionalizimin e KEDS-it
Demokracia
12:12 | 25 Shkurt 2022

Share:

Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë”, sot po protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi tek ndërtesa e Qeverisë, me dy kërkesa kryesore: anulimi i vendimit të ZRRE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe nacionalizimi i KEDS-it, shkruan Demokracia.com.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji, më 8 shkurt, me pesë vota për dhe asnjë kundër, ka marrë vendimin për shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat orë për një muaj.

Sipas vendimit të ri, për bizneset nuk do të ketë bllok tarifë.

Tarifat e reja janë aplikuar nga 9 shkurti deri më 31 mars të vitit 2023. Ky vendim i ZRRE-së është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare në Kuvend dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat kanë deklaruar se kostoja e faturës për energji elektrike do të jetë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024