Lajme
Protestuesit hapin zjarr në restorantin e preferuar të Macronit në Paris
Demokracia
18:20 | 06 Prill 2023

Share:

Një restoranti në Paris, që njihet si më i dashuri për presidentin francez, Emmanuel Macron, i është vënë flaka duke qenë shënjestër e protestuesve të zemëruar kundër reformave të pensioneve.

Imazhet dramatike tregojnë ”La Rotonde” duke u djegur ndërsa shtëllungat e tymit të zi shpërthejnë në qiellin e Parisit.

Macron darkoi në restorantin parisien me miqtë dhe mbështetësit e tij për të festuar kalimin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në 2017.

 

Protestat franceze janë kthyer në të dhunshme pasi bisedimet midis liderëve të sindikatave dhe kryeministres Elisabeth Borne, u ndërprenë të mërkurën pa ndonjë përparim, duke krijuar terrenin për kthimin e protestuesve në rrugë.

Protestuesit e tërbuar janë përleshur me policinë në skena të dhunshme, ndërsa qindra e mijëra dalin në rrugë për të kërkuar që Macron të ndryshojë propozimin e tij për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Të ngjashme