Lajme
Protestuesit i shkuan para bashkisë, Veliaj i përgjigjet Berishës dhe Këlliçit
Demokracia
15:25 | 11 Shkurt 2023

Share:

Pas protestës së opozitës e cila marshoi drejt institucioneve kryesore, mes tyre edhe para godinës së Bashkisë së Tiranës, ka reaguar Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka ironizuar Berishës dhe kundërshtarin e tij më 14 maj, Belind Këlliçin.

“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën”.

Berisha gjatë fjalës së tij para bashkisë së Tiranës akuzoi kryebashkiakun si të përfshirë në korrupsion me inceneratorët.

Të ngjashme