Dani Alvesh nuk është më pjesë e skuadrës braziliane te Sao Paulo.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi ka bërë të ditur se palët kanë rënë dakord për të shkëputur kontratën me marrëveshje të dy anshme.
Ishi i Barcelonës kishte kontratë deri në dhjetor të 2022, por për shkak të disa problemeve financiare, ai tashmë është futbollist i lirë.
Mësohet se Dani Alvesh, nuk u paraqit në stërvitje, duke protestuar sepse nuk kishte marrë disa rroga të prapambetura, teksa më pas erdhi divorci. 38-vjeçari momentalisht është futbollisti më i trofeshëm në historinë e futbollit. /Demokracia.com