Lajme
Protestë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, gjimnazistët kundërshtojnë vendimin e qeverisë
Demokracia
10:36 | 26 Shtator 2022

Share:

Rreth orës 10 të mëngjesit të së hënës ka nisur protesta e gjimnazistëve të kolegjit turk “Mehmet Akif”.

Me pankarta në duar dhe thirrje të emrit të shkollës njëzëri, nxënësit kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e institucionit.

Ata janë mbledhur para ministrisë së Arsimit, ndërsa thonë se nuk ju kanë dhënë asnjë arsye mjaftueshëm të fortë sa për të justifikuar mbylljen e gjimnazit të tyre.

Katër ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”.

Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.

Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve.

Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit. /Euronews Albania

Të ngjashme
Lajme • 25 Prill 2024