Lajme
Protestë para Kryeministrisë derisa gjykata vendos për kryetarin e PD-së
Demokracia
16:26 | 03 Mars 2023

Share:

Opozita në Shqipëri protestoi para ndërtesës së kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, me arsyen se ai ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Carles McConigal.

Sipas aktakuzës së prokurorisë amerikane, Mcconigal ka fshehur apo nuk ka raportuar disa takime me kryeministrin shqiptar. Gjithashtu, ai akuzohet se ka përfituar ryshfet prej 225 mijë dollarësh nga një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili ka qenë prezent në disa takime Rama-McConigal.

Protesta nisi pak orë pasi Gjykata e Apelit kishte filluar shqyrtimin e çështjes se kush do ta drejtojë Partinë Demokratike (PD).

Padia është dorëzuar në gjykatë nga Enkelejd Alibeaj, ushtrues detyre i PD-së, i cili ka ankimuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, i cili vendim njohu Kuvendin Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor të 2021. Kuvendi ndryshoi statutin dhe vulën e PD-së, dhe zgjodhi Berishën kryetar të partisë.

Partia Demokratike aktualisht është e përçarë. Disa e njohin Berishën për kryetar, disa të tjerë Alibeajn si u.d. të saj, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Të ngjashme