Lajme
Protestat në Iran, nxënëset futen në shkolla pa mbulesë
Demokracia
10:08 | 04 Tetor 2022

Share:

Protestat në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares në paraburgimin policor, kanë kaluar në një nivel tjetër.

Nxënëset, duke kundërshtuar heqjen e shamisë, tentuan të futeshin në një shkollë të pambuluara. Në pamjet e publikuara në Twitter të hënën, shihen se si u penguan nga drejtori i shkollës, derisa bërtisnin duke kërkuar barazi.

Vajzat ia dolën të futeshin në katin e parë të shkollës. Protesta u regjistruan edhe në disa lagje të Teheranit. Mahsa Amini vdiq më 16 shtator, tri ditë pasi u arrestua nga policia e moralit për “shkelje të rregullave të hixhabit”.

Autoritetet thanë se Amini humbi jetën nga sulmi në zemër, por familja e saj deklaroi se besojnë se ajo vdiq si rezultat i rrahjes nga policia.

Të ngjashme