Lajme
Protestat e Mianmarit: Paralajmërohet ‘revolucion’ i ri kundër autoriteteve
Demokracia
08:04 | 14 Mars 2021

Share:

Kreu i një grupi politikanësh të Mianmarit të dëbuar nga puçi ushtarak është zotuar të vazhdojë me një “revolucion” kundër autoriteteve.

Në fjalimin e tij të parë publik, Mahn Win Khaing Than tha “ky është momenti më i errët i kombit dhe momenti që agimi është afër”.

Ai drejton një grup ligjvënësish të cilët kanë refuzuar të pranojnë puçin e muajit të kaluar.

Rreth 12 protestues raportohet të jenë vrarë të Shtunën.

Myanmar (i njohur gjithashtu si Birmani) ka filluar me protestat në rrugë që kur ushtria mori kontrollin më 1 shkurt dhe arrestoi Aung San Suu Kyi, udhëheqësen e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci.

Të ngjashme