Lajme
Protestat e dhunshme në Francë, humb jetën një 19-vjeçar
Demokracia
21:11 | 30 Qershor 2023

Share:

Kanë vijuar edhe përgjatë ditës së sotme trazirat në Francë pas vrasjes së një 17-vjeçari nga disa oficerë të policisë.

Ndërkohë, mediat në vend raportojnë për një 19-vjeçar të vrarë gjatë mbrëmjes të së enjtes në Seine-Maritime. I riu ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.

Ai ndodhej në çatinë e një supermarketi i cili ndodhej në qendër të trazirave.  19-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pak më vonë u njoftua se nuk kishte mundur të mbijetonte.

“Mund të konfirmoj se një i ri vdiq këtë pasdite pasi u rrëzua nga një çati,”tha prokurori publik i Rouen për RTL.

Ndërkohë, presidenti Macron ka nxjerrë në rrugë autoblindat. Teksa kthehej me nxitim në Paris nga Samiti i Brukselit, Emmanuel Macron , njoftoi masa shtesë për të rivendosur rendin në vend pas një takimi urgjent ndërministror.

Në deklaratat e tij për vrasjen e Naelit të martën në mëngjes, Macron denoncoi “shfrytëzimin e papranueshëm të vdekjes së adoleshentit”, duke iu referuar ngjarjeve në Paris dhe njoftoi masat për të shtypur demonstratat.

Veç kësaj, ai u bëri thirrje prindërve që të “mblidhnin fëmijët e tyre.”

Të ngjashme