Lajme
Protesta për masat anti-COVID në Holandë: Policia përdori topa ujë për të shpërndarë turmën
Demokracia
15:59 | 21 Nëntor 2021

Share:

Protestat kundër masave anti-COVID që i ka vënë qeveria holandeze, kanë eskaluar.

Në fotografitë dhe videot e publikuara mund të shihen demonstruesit duke hedhur gurë mbi policinë në qytetin e Hagës.

Kjo ndodhi pasi që policia shkrepi disa plumba paralajmërues për të frikësuar demonstruesit gjatë natës së kaluar në Roterdam, shkruan BBC.

Pesë policë janë lënduar e shtatë persona janë arrestuar. Për ta shpërndarë masën në Hagë, policia përdori topa uji.

E konflikte paksa më të vogla ka pasur në qytetin Urku dhe qytetet e tjera, ku huliganët e futbollit ndërprenë dy ndeshje, ku si pasojë e masave anti-COVID janë zhvilluar pa shikues.

Dhunë dukshëm më pak ka pasur krahasuar me netët e kaluara, kur në “dhunën e orgjisë” siç e quajti kryetari i Roterdamit, me armë zjarri u plagosën tre persona dhe 51 tjerë u arrestuan, shkruan telegrafi. Holanda javën e kaluar u bë vendi i parë në Evropën Perëndimore, që aplikoi izolimin e pjesshëm për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën tri javë, e planifikohen edhe masa tjera siç është kufizimi i hyrjes në disa lokacione për personat që nuk janë vaksinuar.

Të ngjashme